Pas kërkesës së Presidentit Meta, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të thërrasë në interpelancë kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Tirananews.al mëson se interpelanca do të zhvillohet për mbarimin e mandatit të kreut të KED-së.
Në letrën e presidentit shqiptar, Ilir Meta drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë, theksohej se kreut të KED Ardian Dvoranit i ka përfunduar mandati dhe për këtë arsye, duhet të largohej nga detyra.
