Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka mbledhur Kryesinë në selinë e PS-së menjëherë pasi Kuvendi miratoi me 118 vota pro zgjatjen e organeve të Vetingut.
Në orën 20:00, kryeministri ka mbërritur në selinë e PS-së ku po zhvillohet një mbledhje e rëndësishme.
Ky takim zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për fushatën në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
