Pas largimit të Andi Telës edhe Ola Papaproko nuk do të drejtojë me emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”. Këtë e bën të ditur vetë moderatorja përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Mirembrema te gjitheve!
Ndjej detyrimin te shkruaj dy fjale per te gjithe ata njerez qe kane nisur te me shkruajne qe prej ores 21.00 kur ne ekranin e Neës24 nisi sezonin e ri emisioni aq shume i dashur per mua dhe per ta “Shqiptaret per shqiptaret”.
Per ata por edhe per te tjeret qe pyesin veten “çfare po ndodh?”..
Une nuk do te jem me moderatorja e programit tuaj te dashur, por vetem pjese e ekipit te tij.
Ky nuk ishte nje vendim i imi!
Do deshiroja qe askush te mos ndikohej nga ky detaj per te dhene kontributin per ata njerez qe kane vertet halle e nuk duan te dine fare se kush moderon e kush jo!
Une vazhdoj te besoj te miresia!
Uroj edhe ju!”, shkruan ajo.
