Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Pas mashtrimit, Chiara Ferragni: Njerëzit që ju duan vërtet e tregojnë veten në kohë nevoje

08:51 / January 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 01 05 084945
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Blogeria më ikonike e Italisë, Chiara Ferragni është rikthyer në “Instagram” dhe duket se është gati për një kapitull të ri. Ajo ka publikuar një foto ku shkruan: “Ju kam munguar”. Më pas në një status të gjatë falenderon fansat për mbështetjen.

“Diçka që kam dëshirë ta them. Dua të falënderoj të gjithë ata njerëz që më kanë qëndruar pranë gjatë këtyre ditëve dhe kanë pasur një fjalë të mirë për të më ngushëlluar. Faleminderit të gjithë atyre njerëzve që dërguan një mesazh, që pyetën, që më nxitën të kthehem në rrjetet sociale. Faleminderit atyre që janë aty, atyre që dëgjojnë, atyre që nuk duan të shtypin, por të ndihmojnë. Për ata që e kanë shprehur mendimin e tyre, qoftë edhe negativisht, me një ton të butë dhe konstruktiv, sepse në jetë ka gjithmonë kohë për të krahasuar, reflektuar dhe rifilluar. Njerëzit që ju duan vërtet e tregojnë veten në kohë nevoje, dhe unë ju kam parë, lexuar dhe dëgjuar. Faleminderit shumë”.

640 0 6595410e65f34

Chiara Ferragni është një nga influenceret më të ndjekura jo vetëm në Itali, por edhe përtej saj. Por, vëmendjen mediatike gjatë këtyre ditëve e ka tërhequr përmes një skandali të zbuluar nga gazetarja Selvaggia Lucarelli në ‘Il Fatto Quotidiano’. Për të dytën herë pas rastit me ëmbëlsirën e fundvitit ‘Pandoro’ (Baloço), kësaj here me vezët e Pashkëve (Dolci Preziosi), blogerja është kamufluar pas qëllimeve të bamirësisë, duke rritur sensibilitetin e ndjekësve, për të siguruar fitime të majme për llogari të saj.

Kompanitë e blogeres duhet të paguajnë një gjobë prej 1.075 milionë euro për mashtrimin e klientëve mbi donacione bamirëse të lidhura me shitjen e një ëmbëlsire Krishtlindjesh. Autoriteti antitrust i Italisë gjobiti prodhuesin italian të ëmbëlsirave Balocco me 420,000 euro. Dënimet rrjedhin nga një hetim që rregullatori njoftoi në qershor, lidhur me një pandoro Balocco të markës Ferragni, një ëmbëlsirë e ngjashme me panettone, e shitur në Itali në fund të vitit të kaluar, me mbi 9 euro secila, krahasuar me çmimet e zakonshme të një pandoro Balocco që kushtojnë nën 4 euro.

640 0 6595410e988a6

Chiara Ferragni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.