Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pas më shumë se 8 orësh debat, përfundon seanca në Kuvendin e Kosovës

22:23 / June 2, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosove 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas më shumë se tetë orëve, ka përfunduar debati parlamentar për situatën në veri të Kosovës. Opozita ka hedhur kritika ndaj qeverisë për zhvillimet e fundit në katër komunat veriore. Ata kanë debatuar për sulmet nga protestuesit serbë, sanksionet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin.

Prej gjashtë ditësh, serbët e Kosovës po protestojnë para objekteve komunale në këto komuna. Ata kundërshtojnë kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit dhe prezencën e policëve të Kosovës pranë këtyre objekteve.

Të hënën, protestuesit, disa prej tyre me maska, kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave.

Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it. Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat policore nga ndërtesat komunale.

Debat Kosove kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.