Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi bëri me dije se nuk do të jetë i pranishëm në protestën e 6 dhjetorit të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në të njëjtën ditë kur krerët e BE-së, do të vizitojnë Tiranën në kuadër të samitit për Ballkanit Perëndimor.
Idrizi tha se kjo ishte hera e parë në 2 mijë vite që 30 krerë shtetesh do të vizizonin Shqipërinë.
Lexo edhe :
[custom-related-posts]“Duhet të ketë qenë një vendim jo i lehtë për Berishën. Simbolika, çfarë ndodh në 6 dhjetor? Në 2 mijë vite nuk besoj të vijnë 30 kryetarë shtetesh në Shqipëri. Ne të gjithë e kemi ndjerë paragjykimin ndaj nesh jashtë shtetit. Është një rast i jashtëzakonshëm që 30 kryetarë shtetesh vijnë në Shqipëri. Sigurisht që besoj se ka qenë një vendim jo i lehtë për të bërë një protestë”- u shpreh Idrizi në Report TV.
Ai shtoi se qeveria duhet të bënte pjesë të protokollit shtetëror edhe opozitën gjatë Samitit që do të mbahej në Tiranë.
Mes të tjerash, deputeti tha se për protestën ishte informuar nga mediat, duke lënë të kuptohej se Berisha nuk ishte konsultuar me të. Idrizi shkoi më tej duke deklaruar se asnjë prej atyre që janë rreshtuar pro partive opozitare, nuk kishin marrë pjesë në protestat për Çështjen Çame.
“Unë e kam marrë vesh nga mediat se lideri i pozitës do bëjë një protestë. Mua nuk më ka thënë njeri asgjë që do ketë protestë, do bëjmë këto gjëra etj etj. Nëse diksu nga ata që janë rreshtuar në partitë opozitare, ka ardhur qoftë edhe njëherë në organizime të bëra nga ne për çështjen Çame unë do shkoja qoftë për solidaritet.
Nuk është rasti im, as i PDIU-së. Një ndër kauzat më kryesore për ne është drejtësia për çështjen e Çamërisë ku ka një ligj, kemi bërë me dhjetëra dhe qindra proteste. Nëse ka ardhur qoftë edhe njëherë të vetme. Më vjen keq për kompleksitetin që kanë karshi Greqisë dhe për paburrërinë ndaj Çështjes Çame”- shtoi ai.