Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas Mediut, edhe Idrizi bojkoton protestën e Berishës më 6 dhjetor

19:15 / November 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shpetim Idrizi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi bëri me dije se nuk do të jetë i pranishëm në protestën e 6 dhjetorit të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në të njëjtën ditë kur krerët e BE-së, do të vizitojnë Tiranën në kuadër të samitit për Ballkanit Perëndimor.

Idrizi tha se kjo ishte hera e parë në 2 mijë vite që 30 krerë shtetesh do të vizizonin Shqipërinë.

“Duhet të ketë qenë një vendim jo i lehtë për Berishën. Simbolika, çfarë ndodh në 6 dhjetor? Në 2 mijë vite nuk besoj të vijnë 30 kryetarë shtetesh në Shqipëri. Ne të gjithë e kemi ndjerë paragjykimin ndaj nesh jashtë shtetit. Është një rast i jashtëzakonshëm që 30 kryetarë shtetesh vijnë në Shqipëri. Sigurisht që besoj se ka qenë një vendim jo i lehtë për të bërë një protestë”- u shpreh Idrizi në Report TV.

Ai shtoi se qeveria duhet të bënte pjesë të protokollit shtetëror edhe opozitën gjatë Samitit që do të mbahej në Tiranë.

Mes të tjerash, deputeti tha se për protestën ishte informuar nga mediat, duke lënë të kuptohej se Berisha nuk ishte konsultuar me të. Idrizi shkoi më tej duke deklaruar se asnjë prej atyre që janë rreshtuar pro partive opozitare, nuk kishin marrë pjesë në protestat për Çështjen Çame.

“Unë e kam marrë vesh nga mediat se lideri i pozitës do bëjë një protestë. Mua nuk më ka thënë njeri asgjë që do ketë protestë, do bëjmë këto gjëra etj etj. Nëse diksu nga ata që janë rreshtuar në partitë opozitare, ka ardhur qoftë edhe njëherë në organizime të bëra nga ne për çështjen Çame unë do shkoja qoftë për solidaritet.

Nuk është rasti im, as i PDIU-së. Një ndër kauzat më kryesore për ne është drejtësia për çështjen e Çamërisë ku ka një ligj, kemi bërë me dhjetëra dhe qindra proteste. Nëse ka ardhur qoftë edhe njëherë të vetme. Më vjen keq për kompleksitetin që kanë karshi Greqisë dhe për paburrërinë ndaj Çështjes Çame”- shtoi ai.

came idrizi Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.