Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj i kanë dhënë fund martesës së tyre prej disa kohësh. Ish-çifti është në qendër të mediave rozë e tashmë flitet se Besi ka rigjetur sërish dashurinë.
Bëhet fjalë për ish-konkurrenten e “Përputhen”, Çiljeta Kormuzi, e cila ka postuar një foto me Besin.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/05/image-35.png)
Sipas fansave dyshja ka nisur një lidhje. Dyshja është shfaqur në të njëjtat vende në Bruksel, duke shtuar akoma më shumë aludimet për një romancë të mundshme.
Gjithashtu ish-konkurrentja mori pjesë në koncertin e Besit që u mbajt në të njëjtin qytet, dhe nuk nguroi ta postonte këtë dhe në rrjetet sociale.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/05/image-36.png)
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2024/05/image-37.png)