Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas ndeshjes, Edy Reja nuk përmbahet: Gafë e pafalshme e jona!

17:59 / June 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Reja Edi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, ishte mjaft i zhgënjyer nga humbja në Islandë. Për RTSH dhe Supersport ai deklaroi:

HUMBJA: “Më vjen keq, sepse nuk luajtëm keq, sidomos në fillim. Ata nuk bënë ndonjë gjë të madhe, përveç lojës ajrore. Luajtëm më mirë, e kërkuam golin deri në fund, kur ranë fuqitë. Mëkat, sepse patëm dy raste për gol në fillim, patëm raste edhe në pjesën e dytë. Mbetet fakti që luajtëm mirë, luftuam shumë dhe krijuam raste. Për rezultatin më vjen shumë keq, jam i tërbuar, sepse ishte edhe një penallti në favorin tonë. Mëkat, fati nuk qenka me ne.

GOLI I PËSUAR: “Goli erdhi në qendër, me 3 mbrojtës. Kur dikush niset në sulm, nuk mund të driblojë 3 lojtarë. Ndoshta mund të bëhet një faull taktik, nuk mund të bëhet ai gabim aty, edhe pse lojtari depërtoi bukur dhe u tregua i zoti. Patëm 3 mundësi ta ndalnim, ishte një gabim fëminor, i pafalshëm”.

LODHJA: “Të shohim, disa lojtarë vrapuan pa fund, si Abrashi, Xhaka e të tjerë. Do të bëjmë ndryshime për ndeshjen e radhës, për të rifreskuar ekipin. Skuadra lëvizi mirë, ishim mirë dhe e vendosëm në vështirësi Islandën, ndaj jam i kënaqur, por duhej rezultati. Loja me topa të gjatë? Nuk ishte zgjedhje e jona, por u bënë bashkë një seri faktorësh që e bënë të detyruar këtë mënyrë loje”.

LODHJA: “Të shohim, disa lojtarë vrapuan pa fund, si Abrashi, Xhaka e të tjerë. Do të bëjmë ndryshime për ndeshjen e radhës, për të rifreskuar ekipin. Skuadra lëvizi mirë, ishim mirë dhe e vendosëm në vështirësi Islandën, ndaj jam i kënaqur, por duhej rezultati”.

SULMUESIT: “Cikalleshi e Balaj bënë një punë të mirë, ndihmoi edhe mesfushën, por në zonë nuk arritën të shfrytëzonin pasimet që vinin nga krahët. Gjithsesi, jam i kënaqur, punuan shumë”./telesport

gafe tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.