Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pas një incidenti në restorant, reagon për herë të parë bashkëshorti i Britney Spears

23:40 / January 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
britneu spears
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas pretendimeve për një incident të ndodhur me Britney Spears në një restorant në Los Angeles gjatë fundjavës, bashkëshorti i Britney Spears, Sam Asghari, ka thyer heshtjen duke reaguar në rrjetet sociale.

U raportua se këngëtarja i kishte shqetësuar të gjithë klientet e restorantit pasi kishte shfaqur disa sjellje të çuditshme duke bërë që Sam të largohej nga restoranti. 28-vjeçari ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram, një mbishkrim ku me sa duket iu referohet lajmeve. Ai ndan një postim në InstaStories e tij, ku shkruhej:

“Mos i besoni asaj që lexoni në internet njerëz”.

Ndërkohë, edhe Britney ka zgjedhur të reagojë në llogarinë e saj personale. Këngëtarja e hitit “Toxic” ndau një video montazh të saj duke kërcyer “I Touch Myself” nga Divinyls. Ajo është shfaqur duke realizuar disa lëvizje kërcimi.

Britney nuk i ka vënë postimit një mbishkrim dhe gjithashtu ka bllokuar komentet, duke i penguar fansat të lënë ndonjë mesazh. Mesa duket kjo ka qenë një përgjigje e nënkuptuar për situatën e ndodhur, pasi edhe në video ajo shfaqet duke i treguar gishtin e mesit kamerës.

Çifti u martua në qershor të vitit të kaluar në një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në Thousand Oaks, Kaliforni. Ishte një ceremoni e mbushur me yje e me personazhe të famshëm si Dreë Barrymore dhe Paris Hilton që u shfaqën për të parë çiftin. Britney veshi një fustan të guximshëm nusërie nga Donatella Versace për ditën e saj të madhe. Ata shpallën fejesën e tyre në shtator 2021 me një postim në Instagram.

bashkeshorti Britney Spears incident
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.