Pas OSBE-së edhe BE-ja ka dalë kundër propozimit të PD-së për krijimin e një strukture të posaçme me praninë e ndërkombëtarëve për reformën e re zgjedhore në Shqipëri. Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kociajancic tha për A2 se kjo nuk është një çështje që i takon BE dhe apelon për dialog mes palëve.
“Nuk i takon Bashkimit Europian që të përcaktojë ose të bëjë komente mbi strukturën që duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimet dhe më tej reformën zgjedhore.
BE rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë të demonstrojnë gatishmëri të vërtetë për të kontribuar, përmes dialogut konstruktiv dhe të avancojnë punën për reformën zgjedhore”, tha ajo.Edhe kryeministri Edi Rama e refuzoi propozimin.