Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra zv.ministrin e Bujqësisë, Shukri Maxhuni.
Ai është fotografuar një ditë më parë në makinën zyrtare teksa mbante këmbët pranë xhamit të përparmë.
Njoftimi nga kryeministri i Kosovës ka qenë i shkurtër: “Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”
I pari që reagoi ishte zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli i cili e ka quajtur një akt të papranueshëm
Lexo edhe- U kap me këmbë përpjetë në makinë, flet zv.ministri
