Jemi habitur të gjithë me kastin e aktorëve të filmit të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”, por nuk e prisnim aspak që pjesë e tij do të ishte edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Në disa foto që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet kryeministri përkrah aktorëve që do të jenë pjesë e këtij filmi dhe me një veshje që lë të kuptojë se do ketë një rol.
Ende nuk dihet se çfarë do luajë Rama, por u shtua më shumë kurioziteti mbi “I love Tropoja”

