Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pas polemikave, Meloni optimiste për paktin me Ramën: Shtetet evropiane po marrin shembull marrëveshjen tonë me Shqipërinë

17:52 / May 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama meloni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka replikuar edhe një herë me kundërshtarët e paktit të saj me kryeministrin shqiptar Rama për trajtimin e emigracionit të paligjshëm. Për të rënia me 60% e zbarkimeve të refugjatëve krahasuar me një vit më parë do të vazhdojë më tej edhe falë marrëveshjes me Shqipërinë.

“Falë punës së mirë që ne po bëjmë, numri i emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në brigjet italiane vijon të ulet. Krahasuar me një vit më parë, kemi 60% më pak azilkërkues. Këto shifra do të vazhdojnë të përmirësohen. Kënaqësia më e madhe për mua është arritja e marrëveshjes me Shqipërinë. E dini që një pjesë e atyre refugjatëve që synojnë të zbarkojnë në Itali do të përfundojnë atje. A ju kujtohet që kur e nisëm këtë iniciativë novatore, shumë njerëz bërtisnin se po bënim një skandal, se po shkeleshin parimet e shtetit ligjor nga një qeveri fashiste dhe raciste”.

Në videomesazhin e saj, Meloni përmend faktin se Italia po triumfon me modelin e ri të transferimit të refugjatëve në Shqipëri, duke i dhënë kështu një leksion të gjitha vendeve të tjera.

”15 nga 27 shtete europiane, pra shumica e vendeve anëtare të BE-së, kanë nënshkruar një letër ku e këshillojnë Komisionin Europian, ndër të tjera, që të merret si model marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Në atë letër thuhet tekstualisht se duhet të krijohen struktura pritëse si ato për refugjatët që Italia po ngre në Shqipëri. Pavarësisht përpjekjeve të së majtës për të dështuar iniciativat tona për të përballuar emigracionin ilegal, Italia po triumfon duke ju dhënë një mësim të gjitha vendeve të tjera”.

Opozita e majtë e ka akuzuar Melonin se marrëveshja me Shqipërinë bie ndesh me kushtetutën italiane, akuzë që qeveria në Romë e ka hedhur poshtë.

Giorgia Meloni Kryeministrja italiane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026

Rusia e hapur për takim Putin-Trump-Xi në samitin e APEC në Kinë

10:23 / October 7, 2026

Profil | Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës

09:50 / October 7, 2026

Ministri Hoxha, uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

09:24 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.