Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas protestës, deputeti Baçi kundër Bardhit: Kryeministrin s’e vendos ai, kandidat do të jetë Sali Berisha

19:10 / July 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Luan Baci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duket se protesta që u mbajt mbrëmë para Kryeministrisë po shuhet menjëherë, dhe në PD po ”zihen” se kush do të jetë kandidati për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 2025. Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka dalë kundër deklaratave të Gazment Bardhi se Sali Berisha nuk duhet të jetë kandidati për kryeministër i PD.

Baçi thotë se nuk e vendos Gazment Bardhi dhe se deklarata të tilla nga drejtues të lartë në PD janë për të ardhur keq, kjo pasi partia ka një statut. Sipas statutit, tha Baçi, kryetari i partisë do të jetë edhe kryeministër e në rastin konkret është Sali Berisha.

”PD ka një statut dhe parashikon të gjitha zgjidhjet që ka PD. Nuk do të dakordësohesha me propozimin se kryeministri do të zgjidhet pas zgjedhjeve duke e kaluar në votë. Kryetari i partisë është kryeministër dhe për mua ashtu siç është kryetar Berisha do të jetë edhe kryeministër.

Më vjen keq kur bëhet nga drejtues të PD-së deklarata të tilla. Nuk është në dorë të zotit Bardhi. PD ka një statut për mua këto diskutime nuk duhet të bëhen fare. Berisha kur është pyetur do të zgjidhet nga anëtarësia. Ky është një propozim që duhet të miratohet në Këshillin Kombëtar. Sot që flasim ka një dhe është drejtuesi i PD-së do të jetë dhe kryeministri i vendit”,-tha Baçi.

bardhi Berisha luan baci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026

Vritet Viktor Bardhi në Mirditë, historia e përgjakshme e konfliktit Bardhi-Reçi

10:42 / September 3, 2026

Rama: “Pasqyrë Albania” nuk mbulon dështimin e bashkëqeverisjes: “Atë që s’e bëri platforma, do ta bëjë Pasqyra”

10:33 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.