Partia Demokratike deklaron se makina e djegur dhe policët e plagosur janë skenar i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkruan në “Tëitter” se pas grabitjes në Rinas, ky skenar është suksesi i dytë në tre ditë i Lleshaj. Sipas tij, maxhoranca është e tmerruar nga bashkimi i shqiptarëve.
Janë të tmerruar nga #bashkimi i shqiptarëve!✌S’u mjaftoi gazi helmues dhe uji me presion, i përdorur në mënyre kriminale kundër qytetarëve. #Turp! Llesh Kimiku sajoi skenarë me djegie makinash false e policë “të dhunuar” për të mbuluar frikën e shefit të tij të vetmuar.👿 Pas grabitjes në Rinas, djegia e makinës fallco dhe policë “të dhunuar” është “suksesi” i dytë i Llesh Kimikut në 3 ditë.🙈 Parlament me vota fallco, qeveri falco, kryeministër fallco!🤡 Shteti i Ramës ka marrë fund! Ne jemi shumica morale dhe politike! Nuk ka kthim pas!💪✌