Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pas protestës së dhunshme të opozitës, zbulohet lëvizja e Bashës në Berlin

21:01 / June 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha selfie
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas protestës së dhunshme të opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Berlin, ku do të jetë ligjërues në Dialogun për Ballkanin Perëndimor.

 Partia Demokratike ka zbardhur temat që do të diskutohen në këtë konferencë:

 “Angazhimi i Gjermanisë ndaj perspektivës Europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, zgjerimi i BE dhe strategjia politike dhe ekonomike për Ballkanin Perëndimor janë temat në qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë që organizon Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman  në Berlin”, thuhet në njoftimin e PD. Në këtë takim do të marrin pjesë personalitetet kryesore të grupimit parlamentar, CDU/CSU, partitë simotra të PD-së të cilët më herët kanë dalë kundër djegies së mandateve nga opozita e bashkuar dhe shtyrjes së zgjedhjeve.

 “Të ftuar të veçantë të këtij takimi do të jenë Presidenti i Bundestagut gjerman, Dr Ëolfgang SCHÄUBLE, Kryetarja e CDU, Annegret KRAMP-KARRENBAUER dhe Komisioneri i BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther OETTINGER. Një ndër referuesit kryesore në këtë konferencë do të jetë Manfred Ëeber kandidati i Partisë Popullore Europiane për President të Komisionit Europian. Joachim Bertele, zvKryekëshilltari i kancelares Angela Merkel për Politikat e Jashtme, të Sigurisë dhe Zhvillimit, do të hapë punimet e Dialogut 2 ditor me një prej temave më të rëndësishme, Procesi i Berlinit dhe përtej: Angazhimi i Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Në qendër të diskutimeve me personalitetet e larta nga politika dhe industria gjermane është edhe intensifikimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Gjermaninë dhe parashtrimi i planit të Partisë Demokratike për zhvillimin ekonomik të vendit e në veçanti thithja e investimeve gjermane, bazuar në programin ekonomik të hartuar me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer dhe ekspertëve ekonomikë të Unionit Kristian-Demokrat Gjerman CDU”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Berlin dhunshme opozites protestës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.