Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas Ramës, edhe Balla rikonfirmon Veliajn: E ka justifikuar besimin

18:14 / January 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas Ramës, edhe Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka rikonfirmuar vullnetin e parties për të rikandiduar Erion Veliajn për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës. Në një intervistë për Neës24, theksoi se PS-së i duhen kandidatë që i mbështet komuniteti.

“Do kemi 61 kandidatë në 61 bashkitë e vendit, për të cilët kemi përcaktuar një axhendë shumë të mirë për sa i përket marrjes së mendimit të komuniteteve. Ne kemi krijuar modele të shkëlqyera të qeverisjes vendore, qoftë me Edi Ramën por edhe tashmë në qeverisjen vendore, ku ndër to spikat në mënyrë të veçantë kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili e ka justifikuar besimin e dhënë nga ne por pikë së pari besimin e dhënë nga qytetarët shqiptarë në 4 vite. Por askush prej nesh nuk ka të drejtë të dalë mbi vendimet e përbashkëta e kolegjiale të PS-së që në momentin e duhur do të flasin për vendimet”, tha Balla, raporton “BalkanËeb”.

Ai u shpreh më tej se më 30 qershor “ne duam që të bëjmë të njëjtën punë të shkëlqyer që kemi bërë në Tiranë dhe në bashki të tjera e për këtë qëllim nuk do të rikandidohen një pjesë dhe do rikandidohen disa të tjerë. Për këtë kemi nisur konsultimet. Partia e parë që do shpallë kandidatët do të jemi ne. Ne kemi një libër rregullash brenda familjes politike ku kemi përcaktuar afatet. Secili do kandidojë në bazë të performancës së vet. Ne dimë të vlerësojmë punën e gjithkujt që komuniteti e do. Duam kandidatë që i mbështet komuniteti. Ne e kemi kuptuar që mandati që kemi marrë më 25 qershor na ka obliguar të jemi në një proces bashkëqeverisje me njerëzit”, theksoi Balla.

balla veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.