Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pas refuzimit një burrë vret me thikë 21-vjeçaren pranë universitetit ku ajo studionte

22:34 / June 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
naira ashraf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Naira Ashraf, 21 vjeç, u godit me thikë të hënën nga një burrë, pasi e refuzoi atë, sipas prokurorëve egjiptianë të cilët thanë se i dyshuari u arrestua jashtë Universitetit Mansoura të Egjiptit verior, ku ndodhi incidenti, ku dhe e reja studionte.

Një video e bërë nga një kamera sigurie CCTV aty pranë tregon një burrë duke sulmuar vajzën e re jashtë univeristetit. Avokati i familjes së 21-vjeçares konfirmoi për CNN se video lidhet pikërisht me rastin e saj.

Prokuroria egjiptiane tha se i dyshuari është dërguar në gjykatën penale dhe do të dalë në gjyq për vrasje me paramendim. Seanca e parë gjyqësore është caktuar për të dielën. Ekspertët e të drejtave të grave në Egjipt thonë se problemi i dhunës me bazë gjinore është mjaft i përhapur në vend dhe se një numër i mangësive sociale dhe ligjore vazhdojnë të pengojnë veprimin e duhur.

“Patjetër që vrasja e Naira nuk është një incident i izoluar ”, tha për CNN Lobna Darwish, aktiviste e të drejtave të njeriut.

Babai i viktimës Ashraf Abdelkader, i tha CNN se i dyshuari kishte kërkuar të martohej me të disa herë, por ishte refuzuar.

I dyshuari gjithashtu dyshohet se kishte krijuar llogari të rreme për ta ndjekur atë në mediat sociale, shtoi ai. “Ajo nuk donte të martohej, ajo donte të ndiqte karrierën e saj … dhe donte të bëhej stjuardesë,” tha Abdelkader.

egjipt Naira Ashraf thike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, shkon në dy numri i viktimave

17:45 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026

Arabia Saudite nën alarm pas një shpërthimi të fuqishëm gjatë natës, raportohen probleme me sistemet e navigimit në aeroport

09:00 / September 19, 2026

SHBA, Danimarka dhe Groenlanda arrijnë marrëveshje për sigurinë në Arktik, Trump: Asnjë forcë armiqësore nuk do të ketë prani në ishull

08:44 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.