Ushtria e Indise ka pranuar se aksidentalisht ka lëshuar një raketë drejt Pakistanit.
Ministria e mbrojtjes së New Delhi tha se ndjente “keqardhje të thellë” për incidentin dhe fajësonte një “avari teknike” për të cilën po kryhet një hetim i nivelit të lartë.
Ndjesa zyrtare erdhi pasi forcat e armatosura të Pakistanit akuzuan Indinë se kishte vënë në rrezik jetët e njerëzve me “shkeljen e paprovokuar të hapësirës ajrore”.
Një paralajmërim u lëshua për Indinë ku thuhet se “duhet të bëhet kujdes nga pasojat e neglizhencave të tilla dhe të merren masa për evitimin e shkeljeve në të ardhmen”.
Dy vendet fqinje janë fuqi bërthamore dhe kanë luftuar tre herë kundër njëri-tjetrit në konflikte kufitare.
Objekti që “fluturonte në lartësi të madhe” u rrëzua në qytetin lindor pakistanez të Mian Channu pas lëshimit nga qyteti verior indian Sirsa, në Haryana.
