Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pas shkarkimit nga vetingu, Xhezair Zaganjori fotografohet duke shfrytëzuar transportin publik në Tiranë

14:58 / November 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zaganjori 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish kryetari i Gjykatës së Lartë, ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese dhe ish ambasadori z.Xhezair Zaganjori, është fotografuar ditën e sotme duke shfrytëzuar transportin publik në Tiranë.
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori në vitin 2019 ngeli në veting. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi më 26 korrik të atij viti shkarkimin nga detyra të tij.

Nuk justifikoi pasurite e vena
Në vendimin e KPA-së thuhet se Zaganjori nuk mbulon pasurine me burime te ligjshme dhe ka kryer deklarim te pasakte te pasurise
Apartament banimi në Tiranë me sipërfaqe 293 m2, një bibliotekë 70 metra katrorë, një bodrum +zyrë me sipërfaqe totale 90 metra katrorë
Apartament 81 m2 në Durrës
“Referuar deklaratës fillestare të pasurisë së vitit 2003 dhe deklaratës së pasurisë veting të vitit 2017 subjekti i rivlerësimit është i pasaktë në deklarimin e sipërfaqeve, vlerës dhe burimit të krijimit të këtyre pasurive të paluajtshme. Subjekti i rivlerësimit nuk arrin të mbulojë me të ardhura të ligjshme pasuritë e krijuara dhe shpenzimet e kryera deri në vitin 1999, vit në të cilin pretendon se ka shlyer tërësisht ndaj bashkëpronarëve diferencën e mbetur të vlerës së investimit të godinës. Për rrjedhojë subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm si dhe ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për krijimin e këtyre pasurive” lexoi vendimin Albana Shtylla.
Femijet e Zaganjorit me shkollim e jetese ne Britani e Gjermani
Dy fëmijët e tij R.Z dhe M.Z për periudhën 2010- 2019 kane jetuar dhe shkolluar ne Mbreterine e Bashkuar dhe Gjermani. “Subjekti i rivlerësimit nuk ka qenë i saktë në deklarimin e shpenzimeve të kryera dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për të justifikuar likuiditetet e përdorura për shpenzimet e kryera” thuhet ne vendimin e KPA
Për vitet 2003- 2016 nga analiza financiare e kryer në kolegj subjekti i rivlerësmit rezulton me pamundësi financiare për të mbuluar me të ardhura të ligjshme shpenzimet dhe kursimet.
Lidhur me vitet 2011 – 2012 -2014 nga analiza financiare e kryer në kolegj subjekti i rivlerësimit kishte mundësi financiare për të kryer shpenzimet në vitin 2011 ndërsa për vitin 2012 dhe 2014 nuk arriti të prodhojë aftësinë financiare për të mbuluar me të ardhura të ligjshme shpenzimet dhe kursimet.
Sa i takon denoncimeve sipas KPA nuk dëshmojnë fakte apo rrethana që mund të përdoren si provë
Vetw Zaganjori deklaroi me 20 korrik 2018 se nuk kishte firmosur mijera vendime por nuk kishte marrë asnjë cent.

zaganjori

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet në Izrael/ Sondazhet: Partia e Netanyahut kryeson në përqindje, por blloku i opozitës i Eisenkot kryeson në mandate

22:01 / October 27, 2026

PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

20:59 / October 27, 2026

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes. Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro

19:22 / October 27, 2026

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.