Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pas shtatë vitesh, rihapet ambasada saudite në Iran

20:10 / August 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
irani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada e Arabisë Saudite në Teheran e ka rifilluar punën të mërkurën, pas rregullimit të marrëdhënieve mes dy vendeve plot shtatë vjet pasi ishte mbyllur, raportojnë mediat iraniane.

Irani, i mbizotëruar nga shiitët, dhe Arabia Saudite, e mbizotëruar nga sunitët, u pajtuan për t’i ndrequr lidhjet diplomatike dhe për t’i rihapur ambasadat e veta përkatëse, pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kina në mars.

Rivalët e moçëm rajonalë i prishën marrëdhëniet në vitin 2016, pasi misionet diplomatike saudite në Iran u sulmuan gjatë protestave kundër ekzekutimit të klerikut shiit, Nimr al-Nimr, nga Riadi.

“Ambasada e Arabisë Saudite në Republikën Islamike të Iranit i ka filluar zyrtarisht aktivitetet e vet dhe është duke punuar që nga e diela”, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, IRNA, e cila e citoi një “burim të informuar” në Ministrinë e Jashtme të Iranit.

Riadi nuk ka konfirmuar zyrtarisht për rihapjen e Ambasadës së vet në Iran. Në qershor, Irani shënoi hapjen e Ambasadës së vet në Riad me një ceremoni të ngritjes së flamurit.

Mediat iranian ia kishin lënë fajin kushteve të këqija të ndërtesës për vonesat në rihapjen e Ambasadës saudite, e cila ishte dëmtuar gjatë protestave të vitit 2016. Sipas agjencisë së lajmeve, diplomatët sauditë do të punojnë nga një hotel luksoz në kryeqytetin iranian deri në përfundimin e punimeve në ndërtesën e Ambasadës.

Që nga marrëveshja e marsit, Arabia Saudite i ka rregulluar marrëdhëniet edhe me aleatin e Iranit, Sirinë, dhe ka bërë trysni për paqe në Jemen, ku tash e shumë vite e udhëheq një koalicion ushtarak kundër forcave të mbështetura nga Irani, Huthi.

7 vitesh Ambasada saudite
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.