Kim Jong-Un është shfaqur në publik për herë të parë pas 20 ditësh sipas medias shtetërore të Koresë së Veriut, KCNA.
Ajo raporton se lideri i Koresë së Veriut ka prerë shiritin e inaugurimit të hapjes së një fabrike fertilizimi.
Ajo shton se njerëzit në fabrikë “shëprthyen në brohorima” kur u shfaq lideri. Mediat botërore thanë se Kim prej kohësh nuk dilte në publik çka i bënte të dyshonin se ai mund të ketë ndërruar jetë pasi kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale. I pyetur për këtë presdienti amerikan Donald Trump nuk kishte pranuar të komentonte.
