Duket se Sylvester Stallone nuk do të jetë i vetmi për të cilin duhet të paguash për të bërë një foto me të.
Në gjurmët e tij shkon dhe miku i tij i vjetër dhe aktori mjaft i njohur Arnold Schwarzenegger.
Aktori ikonë i “Hollywood-it” do të jetë i ftuar në teatrin Berlener si pjesë e turneut “CHAMPION” ku do të flasë publikisht për jetën e tij, së bashku me ulje-ngritjet që ka përjetuar gjatë karrierës.
Në këtë event ndalohen rreptësisht telefonat, por nëse një fans dëshiron foto me yllin 72-vjeçar duhet të paguajë 500 euro. Ndërsa nëse pozojnë dy persona me Arnold ka ulje dhe çmimi shkon në 800 euro.
Vërtetë interesante kjo mënyrë e të trajtuarit të fansave të aktorit në këtë event, kur mendon se biletat janë më të lira dhe variojnë nga 49-199 euro.
Lexo edhe- Silverster Stalone vendos rregullin e habitshëm, për foto me të duhet të paguash shumën marramëndëse
Të njëjtën gjë bëri dhe Stallone në Britani ku nisi një turne promovues për filmin e radhës “Rambo, last blood”. Kushdo që dëshironte të bënte foto me të duhej të paguante 950 euro.
