Drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke Mehmet Aktaş, ka vizituar sot Policinë e Shtetit, duke dhuruar një donacion që përfshin servera dhe pajisje për integrimin e disa prej programeve për ruajtjen e të dhënave zyrtare, akt ky që vjen pas sulmeve kibernetike të ndërmarra ndaj vendit tonë.
Fillimisht, z. Aktaş është pritur në një takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe më pas të dyja delegacionet zhvilluan një takim pune për forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e urave të reja në fushat me interes të përbashkët.
Ata vlerësuan marrëdhëniet midis dy policive në bashkëpunimet e kryera ndër vite.
