Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas syve, kontroll edhe nga dhëmbët: Nis projekti për depistimin e fëmijëve

15:19 / April 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga shkolla 9-vjeçare “Jeronim de Rada” në kryeqytet, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me Ministren e Arsimit Evis Kushi kanë lançuar programin e ri, i cili do të bëjë të mundur kryerjen e depistimin dhe trajtimit të dhëmbëve falas për fëmijët e shkollave.

Në fjalën e saj, Manastirliu tha se ky program do të pilotohet në 10 shkolla në Tiranë, për t’u shtrirë më pas në të gjithë vendin.

“Fëmijët janë të parët në politikat tona, ndaj po vijojmë të investojmë për programe që i shërbejnë shëndetit të fëmijëve dhe mirërritjes së tyre. Sot jemi të gjithë së bashku në shkollën “Jeronim de Rada” për të promovuar një prej programeve shumë të rëndësishme që ne sapo e kemi nisur, që është programi i dentistrisë në shkolla apo kujdesit dentar në shkolla, i cili vjen si një program që po e pilotojmë në Tiranë, në kuadër të një investimi të cilin e ka bërë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për ndërtimin e 10 kabineteve dentare në 10 shkolla të Tiranës”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se objektivi është për ta shtrirë këtë program në të gjithë Shqipërinë.

“Programi do të shtrihet në nivel kombëtar në njësitë vendore të kujdesit shëndetësor, por gjithashtu nëpërmjet mbështetjes dhe programit që ne kemi me qeverinë ziceriane, do të kemi mundësi që të kemi edhe njësitë e lëvizshme të kujdesit oral në zonat rurale dhe do të jenë dy njësi të lëvizshme, të cilat do të jenë funksikonale brenda këtij viti, duke filluar kështu një depistim me bazë të gjerë të fëmijëve në shkolla dhe komunitete”, tha Manastirliu.

Programi i ri i dentistrisë në shkolla, vjen si një nismë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vetëm pak ditë pas lançimit të një tjetër programi për fëmijët, që u miratua në Këshillin e Ministrave: Programi i Parë Kombëtar për Kujdesin e Shikimit për Fëmijët, që përfshin pa dallim të gjithë fëmijët, nga të porsalindurit e deri në moshën 14 vjeçare, për kryerjen e depistimit apo kontrollit periodik të syve falas.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026

Drafti/ Ndihma shtetërore do t’i kalojë Autoritetit të Konkurrencës

11:36 / October 7, 2026

Protesta masive në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj nxënësve: Mbi 250 mijë persona në rrugë

11:15 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.