Prokuroria e Elbasanit pas kryebashkiakut të Gramshit, këtë pasdite në pyetje janë marrë kryebashkiaku i Peqinit Lorenc Tosku, i Belshit, Arif Tafani dhe kreu i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Kryebashkiaku i Peqinit është marrë në pyetje, pasi akuzohet se makinën e bujqësisë e ka përdorur për nevoja të veta private.
Kreu i Bashkisë së Belshit është një tjetër kryebashkiak që është marrë në pyetje nga Prokuroria e Elbasanit, në kuadër të hetimeve për investimet e kryera në pedonale.
Ndërkohë prokuroria e Elbasanit pas tre kryebashkiakëve të qarkut ka marrë në pyetje edhe kryebashkiakun Gurra, ndaj të cilit ka një kallëzim penal për prishjen në mënyrë të paligjshme të një prone private.
Lexo edhe: Kryebashkiaku i Gramshit prej orësh në Prokurori, dyshohet se abuzoi me tenderat
