Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pas tërmetit mundësitë që pensionistët të marrin shpërblim janë të pakta

16:05 / December 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pensionistet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Vetëm pak ditë pasi Ministria e Financave nxori një shkresë të brendshme institucionale ku i Kërkonte Degës së Thesarit të mos pranonte asnjë faturë shpenzimesh pas datës 15 dhjetor për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, në pikëpyetje tashmë janë edhe shpërblimet për pensionistët dhe për familjet me ndihmë ekonomike. Mirëpo në një situatë të tillë ku është shpallur gjendja emergjencës në Tiranë, Durrës, Laç dhe Lezhë, edhe bonusi për pensionistët mund të mos realizohet.

Pavarësisht se ishte deklaruar nga Ministrja e Financave Anila Denaj se vendimi do të merrej javën e parë të dhjetorit, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar. Më datë 18 nëntor të këtij viti Denaj u shpreh se fondi prej 3 miliardë lekësh do të merrej nga kursimet.

“Kemi thënë që gjithmonë është parë në dhjetor, pasi është bërë një analizë se çfarë kursimesh janë përfituar, ne jemi akoma në nëntor. Kështu që më lejoni të bëjmë një analizë, jemi duke parë të gjitha kursimet dhe në përfundim të saj do të themi brenda javës së parë të dhjetorit nëse mundemi apo jo. Bëhet fjalë 3 miliardë lekë sipas kalkulimeve tona, kështu që ne do të gjejmë nga kursimet tona një mundësi”, pati deklaruar Denaj në nëntor.

Ndërkohë burime nga Ministria e Financave pohojnë se mundësitë për dhënien e shpërblimit janë shumë të vogla për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që ka kosto më vete si dhe për shkak të mosrealizimit të të ardhurave me një ecuri jo pozitive e ritmit të rritjes ekonomike.

Vlen të theksohet se me vendim të datës 6 dhjetor Këshilli i Ministrave ka vendosur që të mos ketë japë shpërblime as për administratën me rastin e festave të fundvitit, si dhe të mos bëjë asnjë shpenzim për organizimin e festave të rastit/ Javaneës/

ermeti pensionitet shperblimet tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.