Një person i plagosur me armë zjarri është paraqitur në spitalin rajonal të Korçës mbrëmjen e kësaj të diele.
Bëhet fjalë për Romeo Berberin, i cili ka marrë një plumb në këmbë. Berberi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa rrethanat e plagosjes mbeten ende të paqarta.
Ndërkohë, një ngjarje kriminale u shënua pak më parë në qytetin e Shkodrës, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri.