Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur se pas 3 nëntorit kur të merret vesh kush do fitojë zgjedhjet në SHBA, s’do dëgjojmë më aq shumë mbi Covid-19 u shpreh se kjo nuk është e vërtetë pasi koronavirusi është realitet.
“Nuk mendoj se s’do ketë, përsëri do flasim për Covid. Janë të gjitha hipoteza, por Covid është një realitet. Ka aspekte të cilat ndikohen nga faktorë elektoralë… nëse çështja e vaksinave ka marrë karakter politik elektorale, kurba e infeksionit, ato janë objektive. Derisa jemi në moment kur nuk kemi vaksinë, nuk është faktuar ndonjë ilaç me efekt të ndjeshëm, atëherë sigurisht pandemia do jetë mes nesh”, është përgjigjur Berisha për Zonë e Lirë.