Klubi i Vllaznisë do të humbasë një lojtar shumë të rëndësishëm për ndeshjet e radhës në kampionat pasi nuk do të ketë në dispozicion për një periudhë të pacaktuar sulmuesin Ismael Dunga. Lojtari i cili bëri për vete tifozerinë shkodrane pasi vendosi me golin e tij në shtesë duelin ndaj Tiranës, do të detyrohet të largohet nesër nga vendi ynë, pasi i mbaron leja e qëndrimir në Shqipëri.
Ai ishte pajisur me leje qendrimi, por ajo ishte drejt fundit Megjithatë, në momentin kur është tentuar rinovimi i saj, autoritetet shtetërore kanë bërë të qartë se në kushtet aktulae ishte e pamundur, pasi pasaporta e Dunga ishte pranë afatit të skadimit. Kështu, Dunga që nesër niset drejt Kenias për të tentuar që të rinovojë atje shpejt pasaportën e tij e më pas të kërkojë lejen e qëndrimit me dokumentin e ri të identifikimit, për të siguruar kthimin në Shkodër e vazhduar të jetë pjesë e kuqebluve.
Dunga është golashënuesi më i mirë i Vllaznisë deri tani, pasi përveç ndeshjes me Tiranën ka shënuar edhe në ato ndaj Apolonisë, Kukësit e Kastriotit.
