Pak muaj më parë ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj bëri të ditur se do të hiqen pasaportat diplomatike për një sërë personalitetesh, e prej tyre nuk kanë shpëtuar as ekipi i kombëtares shqiptare.
Lajmin e bën të ditur Andi Lila në “Procesi Sportiv”, ku tha se pas dekorimit nga kryeministri Edi Rama, ku u pritën si heronj për kualifikimin në Evropian, Cakaj u ka hequr pasaportat.
““Dua të them një skandal që ka ndodhur. Dekorimin që na bëri kryeministri Rama, na e hoqi ky ministri i ri i jashtëm që ka ardhur, Gent Cakaj. Është vërtet e pakuptueshme. Pas gjithë asaj që bëmë në ato kualifikuese dhe asaj që kemi bërë në Beograd me Serbinë u pritëm si heronjë dhe tani na dërgojnë në “humnerë”. Kjo është 100% e vërtetë”, ka thënë mes të tjerash Andi Lila.
Në një konferencë për shtyp në prill të këtij viti Cakaj paralajmëroi se janë rreth 350 persona që mbajnë pasaporta dipomatike sipas tij kundër ligjit. Ai u kërkoi këtyre personave të dorëzojnë pasaportat diplomatike pasi ato do të bllokohen menjëherë dhe do të shpallen të pavlefshme.
Lexo edhe- Ndryshon ligji për pasaportat diplomatike, ja kush do të përjashtohen