Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pasaporta e vaksinimit, Greqia paraqet platformën për Green Pass

13:49 / May 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pasaporta vaksinimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Greqia prezantoi sot platformën e saj për certifikatën digjitale Evropiane Covid, duke u bërë kështu një nga vendet e para të BE-së që nis zbatimin e saj. Kjo u njoftua nga nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritis Schinas.

“Platforma greke e certifikatës digjitale është një nga të parat që është gati të fillojë”, tha Schinas në praninë e Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel.

Skema përbëhet nga një certifikatë që konfirmon se udhëtarët janë “Covid-free” duke faktuar prova të vaksinimit të duhur kundër koronavirusit, janë rikuperuar kohët e fundit nga infeksioni dhe iu është dhënë një faturë e pastër shëndetësore, ose që kanë rezultuar kohët e fundit negativë për virusin.

Greqia, madje, bën të ditur se është gati për zbatimin para 1 korrikut, data e caktuar për gjithë vendet e BE. Certifikata do jetë e njëjtë për gjithë vendet e BE, përfshin të dhënat e vaksinimit, rezultatin e testit PCR ose diagnozën zyrtare se individi ka kaluar në këtë datë COVID 19. Certifikatën e testit PCR mund ta marrin dhe kur të ndodhen në territorin grek, sistemi do jetë i ndërlidhur me të dhënat përkatëse personale me gjithë vendet e BE. Duke plotësuar të dhënat personale, sistemi automatikisht bën kontroll dhe nxjerr një certifikatë me kod QR.

Platforma ka një bazë të plotë të dhënash për gjithë vendet anëtare, ku në kontrollet kufitare shfaqet me të dhënat personale automatikisht kodi QR me datat e vaksinimit apo testimit apo prekjes nga covid 19. Deri tani gati për zbatimin e platformës para 1 korrikut janë vendet Skandinave, Franca, Greqia.

Athina ishte një nga kryeqytetet e para të Bashkimit Evropian, së bashku me Madridin, që ka mbështetur idenë e një certifikate vaksinimi për të lejuar rifillimin e udhëtimeve dhe turizmit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Merr fund epoka e gjobave me letra, qytetarët do të njoftohen përmes e-Albania

11:36 / November 24, 2026

Erion Veliaj i drejtohet GJKKO-së me letër nga burgu, kërkon të zgjedhë vetë spitalin dhe mjekun për operacionin në këmbë

11:31 / November 24, 2026

Elisa Spiropali përjashtohet nga strukturat drejtuese të PS, dy deputetë abstenojnë, ja kush janë

11:00 / November 24, 2026

Të shtëna me armë në një shkollë në Serbi/ Dy të plagosur, autori një 17-vjeçar

10:19 / November 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.