Urdhri Sovran Ushtarak i Maltës i njohur gjithashtu si Kalorësit e Maltës, nuk është thjesht një rend fetar katolik me gati 1000 vjet histori. As nuk është thjesht një organizatë ndihme humanitare me buxhet shumë milionë dollarësh, me operacione që përfshijnë kampe refugjatësh dhe programe të ndihmës ndaj fatkeqësive në rreth 120 vende anembanë botës.
Është gjithashtu një komb sovran, me statusin e vëzhguesit të Kombeve të Bashkuara dhe kushtetutën e tij, por, në mënyrë të pazakontë, pa asnjë tokë. Ajo lëshon targa makinash, pa pasur rrugë për të qarkulluar dhe vulat, monedhat dhe pasaportat e veta.
Pasaportat e para u lëshuan nga Urdhri i Maltës në vitet 1300 kur diplomatët e saj udhëtuan në shtete të tjera me dokumente që vërtetonin rolin e tyre si ambasadorë. Sot, janë vetëm rreth 500 pasaporta diplomatike në qarkullim, duke e bërë atë pasaportën më të rrallë në botë.
Sipas De Petri Testaferrata, dy të tretat e anëtarëve të Shengenit njohin pasaportën diplomatike dhe Urdhri punon ngushtë me shumë vende pa marrëdhënie zyrtare diplomatike si Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Nuk ka gjasa të hasni ndonjë kalorës gjatë një vizite në Maltë, ka shumë vende nëpër ishujt maltezë për të mësuar rreth luftës dhe fatit të Urdhrit të përfolur.
