Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Pashë nëna çame që qanin”, Idrizi sqaron hedhjen e shishes ndaj eskortës së ministrit grek: Kisha vendosur të uleshim në tokë, por policia…

22:06 / October 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shpetim idrizi1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lideri i PDIU Shpëtim Idrizi, i ftuar në emisionin “Real Story” ka sqaruar incidentin e ndodhur sot, ku ai hodhi një shishe uji ndaj eskortës të ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, në shenjë revolte.

Idrizi theksoi se e bëri gjestin edhe se u ndje keq, teksa pa nëna çame që qanin, pasi fëmijët e tyre ishin shoqëruar.

“Nuk do e hidhja shishen në kushte normale. Vija nga një moment shumë i madh tensioni. Nëse do shikoje atë momente, do shihje disa nëna çame që qanin, sepse ua kishin marrë djemtë në komisariat dhe unë ndjeja përgjegjësi.

Ne kishim parashikuar të uleshim në tokë si formë proteste. Policët janë vëllezërit tanë. Policia jonë me të njëjtin agresivitet, të shkojë në jug dhe të sillen kështu me ata grekë që ngrenë flamurin e Vorio Epirit”, tha Idrizi.

Shpëtim Idrizi vlerësoi se Edi Rama dikur kishte qasje ndryshe ndaj çështjes çame, kurse tani e ka injoruar çështjen më të rëndësishme të shqiptarëve të Çamërisë.

“Kam qenë i revoltuar nga gjithë sjellja e policisë shqiptare ndaj anëtarëve të komunitetit të Çamërisë. Sot të gjithë ata shqiptarë që mendojnë çështjen çame si shqiptare, donin të protestonin, sepse ne kemi pyetje të tilla si kur do hiqet ligji i luftës, kur do të nderohen partizanët çamët, kur arvanitasit do marrin statusin e minoritetit apo kur shqiptarët apo arvanitët të mësojnë shqipen.

Varrezat e grekëve u bënë në Shqipëri, duke qenë pushtues.  Ajo që është bërë ndaj çamëve duhet të njihet si gjenocid. I çuan në rajon disa aktivistë tanë dhe Bojken Abazin e VV. Leja na u refuzua në momentin e fundit. Policia ishte agresive. Edi Rama dikur thoshte se bënte shumë për çështjen çame, kurse sot e ka injoruar”, u shpreh Idrizi.

idrizi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.