Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pashkë me “dyer të mbyllura”, Meta mesazh për besimtarët: T’i shndërrojmë këto momente të vështira në forcë e kurajo

19:41 / April 11, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përcjellë për të gjithë shqiptarët një urim për Pashkët.

Kreu i Shtetit thotë se le t’i shndërrojmë këto momente të vështira që po përjetojmë, në forcë e kurajo, sepse edhe fizikisht larg njëri-tjetrit, por me solidaritet e gjithëpërfshirje, ne mund dhe do t’ia dalim.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta

Të dashur qytetarë shqiptarë!

Të dashur besimtarë katolikë dhe ungjillorë!

Gëzuar dhe për shumë vjet Festën e Shenjtë të Pashkëve! Festën e Ringjalljes, të jetës, të shpresës dhe të dritës!

Sot Pashkët po i kremtojmë me “dyer të mbyllura” për shkak të pandemisë, që po shkakton shumë dhimbje, varfëri dhe frikë.

Ndaj më shumë se kurrë të gjithë kemi nevojë të ndjejmë thellë në shpirt e në zemrat tona mesazhin e Krishtit të Ringjallur, i cili na porosit: “Unë jam i Gjallë në mesin Tuaj, prandaj MOS KINI FRIKË”.

Ringjallja e Krishtit na siguron se Zoti, për këdo që e beson, është i pranishëm kudo, në çdo vend dhe në çdo kohë. Ndaj le t’i shndërrojmë këto momente të vështira që po përjetojmë, në forcë e kurajo, sepse edhe fizikisht larg njëri-tjetrit, por me solidaritet e gjithëpërfshirje, ne mund dhe do t’ia dalim.

Sepse siç na porosit edhe Papa Françesku: “Ringjallja e Krishtit është forcë dhe kurajo në momentet më të vështira për mbarë njerëzimin. Dashuria na bën të shpresojmë në një botë më të mirë”.

T’i gëzohemi thjeshtësisë së Festës së Pashkëve në familjet tona, dhe le ta ndajmë gëzimin tonë në lutje për shëndetin e të afërmve tanë, për shërimin e të prekurve nga kjo pandemi dhe për të gjithë mjekët e infermierët, heronjtë tanë, që po shërbejnë me përkushtim e sakrifica të pashembullta në vijën e parë të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari. Të lutemi edhe për priftërinjtë dhe klerikët që po ndihmojnë sa mundin dhe janë pranë kategorive më të përvuajtura.

Të ndajmë të mirat dhe lumturinë tonë veçanërisht me të moshuarit, të vetmuarit dhe njerëzit më në nevojë, të cilët më shumë se kurrë kanë sot nevojë, jo vetëm për dhembshuri, por për dashuri dhe ndihmë.

Ju uroj të gjithëve Pashkë të bardha e të bekuara, me shpresën që mesazhi i kësaj Dite të Shenjtë të sjellë ringjallje të vërtetë në shpirtrat e zemrat tona, në familjet tona, në shoqërinë dhe në mbarë kombin tonë!

Një urim të veçantë kam për komunitetin e dashur të shqiptarëve në Italinë mike të prekur rëndë nga pandemia, për arbëreshët e mrekullueshëm, për arbanasit fisnikë të Kroacisë, dhe për të gjithë besimtarët shqiptarë kudo ndodhen.

PASHKË TË MBARA!

Meta tirananews.al uron Besimtaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama për “Paketën e Maleve”: Nuk është ligj për oligarkët, por për familjet që nuk kanë titull pronësie

21:17 / July 24, 2026

Stuhi me breshër në juglindje dhe qendër të vendit/ Përmbytje, pemë të rrëzuara dhe bagëti të goditura nga rrufeja

20:47 / July 24, 2026

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e plagosur nga ish-dhëndri

20:27 / July 24, 2026

Shqipëria mes stuhive dhe flakëve: reshje e vetëtima në disa zona

18:05 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.