Tefik Tashi, 58 vjeç, është autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi në Bradashesh të Elbasanit këtë të mërkurë. Ai vrau me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevani, 44 vjeçe. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të drekës së sotme në një rrugë në fshatin Kusarth.
Gruaja u dërgua në spital, por humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda. Ajo që e bën horror këtë ngjarje tragjike është sjellja e 58-vjeçarit. Policia njoftoi se e arrestoi teksa ai vraponte me sëpatën që kishte kryer krimin dhe me duart e gjakosura.
Policia vijon hetimet teksa shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.
