Pasi u arrestua nga SPAK-u për abuzime me tenderat, me vendim të Këshillit të Ministrave, Lefter Alla është shkarkuar nga detyra si kryetar i bashkisë së Bulqizës.
Vendimi është marrë sot, ndërsa ish-kryebashkiaku socialist ka të drejtë që ta ankimojë shkarkimin e tij brenda 15 ditëve në Gjykatën Kushtetuese. Nëse Alla e ankimon, pëzullohet vendimi i Këshillit të Ministrave, deri sa të marrë një vendim Gjykata Kushtetuese.
Kreybashkiaku i PS-së në Bluqizës, Lefter Alla dhe 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë, ranë në pranga për abuzim me një tender me vlerë rreth 3 milionë euro. Në pranga ka rënë edhe nënkryetarja e Bashkisë, Enkeleda Lleshi. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se kanë favorizuar të afërmin e Lefter Allës, Aqif Koneshën, i cili ka kryer punimet e ujësjellësit të ri.
Vendimi
SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË BULQIZË, Z. LEFTER ALLA
Në mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Bulqizë, z. Lefter Alla. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””,-njofton qeveria