Albërie Hadergjonaj ndau me ndjekësit në Instagram një problem serioz që të gjitha femrat përballën me të, “extension”.
Flokët e gjatë janë “aksesor” shumë i bukur për femrat, por kanë edhe shumë mund dhe punë, extensions janë ndonjëherë zgjidhja më e shpejtë që ka pasojat e veta jo shumë të këndshme dhe këtë na e vërtetoi dhe këngëtarja.
“Sapo hoqa extensions dhe me shume se gjysma e flokeve jan keputur. Si mendoni ju,me mire floke te gjata apo te shkurtra?”
Ajo çfarë ra në sy tek fotoja e Albëries ishte se këngëtarja “paska humbur” për flokë të shkurtër. Kemi folur shpesh për bukurin e këngëtares, por kësaj here na e vërtetoi përfundimisht që ajo nuk ka ndërmend të plaket kurrë.
