Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Paskal Milo zbulon se çfarë do të ketë Kosova në “Open Balkan”: Ju tregoj qëllimin e marrëveshjeve mes qeverive Rama dhe Kurti

16:55 / June 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Paskal Milo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo deklaroi në MCN TV se nënshkrimi i marrëveshjeve mes qeverive Rama dhe Kurti tregon se jemi në proces afrimi dhe bashkëpunimi. Megjithatë ai këshilloi që të shmangen termat “bashkim”, “unifikim” apo dyshtetësi që u përdor nga Berisha, pasi ngjallin reagime se po krijohet e ashtuquajtura “Shqipëri e Madhe”.

“Marrëveshjet patjetër që shënojnë hapa përpara në bashkëpunimin mes dy vendeve. Çojnë në afrimin mes dy vendeve dhe shqiptarëve në dy anët e kufirit. Nga pikëpamja politike, nënshkrimi i marrëveshjeve nuk tregon se jemi në proces bashkimi mes dy vendeve. Mund të jemi në një proces faktik afrimi, bashkëpunimi, por kur thua në kuptimin politik duhet të jemi të kujdesshëm. Politika shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë, duke hedhur hapa konkrete drejt bashkëpunimit, duhet t’u shmanget termave bashkim, unifikim, apo dyshtetësi siç tha Berisha. Këto janë fakte dhe koncepte që ngjallin reagime jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë e më gjerë. Hapat zyrtarë të jenë të kujdesshëm që mos shkaktojnë keqkuptime, reagime. Dëgjova Berishën që tha s’po jepet dyshtetësia. Kur e thua në adresë të Kosovës, ajo automatikisht çon në reagime, që kanë të bëjnë me akuzën e vjetër, që ja po krijohet Shqipëria e Madhe. Në thelbin e vet është krijesë e vjetër e atyre që s’e kanë dashur Shqipërinë dhe e kanë dashur të copëtuar. Pa mbështetje dhe mirëkuptim ndërkombëtar s’mund të bëhen gjëra të tilla, thjesht përdoren si pretekste për akuza”.

I pyetur, a po zbuten tonet Rama-Kurti?, Milo tha se do të jetë çështje kohe që Prishtina të marrë statusin vëzhgues në nismën “Ballkani i Hapur”.

“Pozicionet e tyre deri tani kanë qenë të distancuara. Rama ka qenë një nga inicatorët e Ballkanit të Hapur, z.Kurti një nga kundërshtarët. Është e vështirë të kenë një kthesë dhe të ndryshojnë totalisht opinion. Z.Kurti sot i takonte si mikpritës të ishte më i kujdesshëm. I takonte që ta mirëkuptonte gjuhën e Ramës. Me heshtje dhe mimikë mund të mos jetë shprehur dakord por… Kjo ndoshta mund të shënojë një pikë kthese, dhe le të shpresojmë që takimi i sotëm të ketë shërbyer për një kthesë të lehtë, për takimin e radhës të Ballkanit të Hapur, ku mund të shkojë edhe z.Kurti me statusin e vëzhguesit. Ka arsye pse Prishtina të reagojë pozitivisht për të marrë një kthesë jo 180 gradë. Ta marrë kthesën me argumente, duke e rianalizuar pozicionin e Kosovës edhe për shkak të konjukturës në rajon, ku edhe dy vende të tjera në rajon kanë marrë pozicionin e vëzhguesit. E quaj çështje kohe që Kosova të pranojë fillimisht statusin e vëzhguesit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026

Shteti hyn në lojën e dashurisë: Singapori krijon platformën që u gjen partnerë të rinjve

19:59 / October 11, 2026

100-vjetori nuk është aq i rrallë: fshati italian ku gratë spikasin për jetëgjatësinë

19:54 / October 11, 2026

Thirrje “UÇK” në “Air Albania”, koreografia që tërhoqi vëmendjen në derbin e kryeqytetit

19:32 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.