Komisioni Europian e sheh Italinë të hyjë në 2020 në një recion të thellë me një Prodhim të Brendshëm Bruto në rënie me 9,5% dhe një borxhin më të lartë, prej 158,9%, për shkak të epidemisë së koronavirusit, sipas parashikimeve ekonomike të publikuara sot.
Ekzekutivi europian parashikon një PBB në rritje me 6,5% në 2021 për vendet e goditura më rëndë nga epidemia dhe situata ekonomike e të cilëve ka shqetësuar partnerët europianë.
“Në fillim të vitit 2020, atëherë kur shenjat e rimëkëmbjes ekonomike po ndjeheshin, Italia u godit nga pandemia e koronavirusit”, nënvizoi ekzekutivi europian.
Recesioni i regjistruar në vitin 2020 do të arrijë këtë vit një defiçit buxhetor prej 11,1% të PBB-së.
