Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pasojat e ngrohjes globale! “El Niño” pritet të forcohet, temperaturat drejt rekordeve të reja

12:11 / May 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4153
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Milano në Paris, e deri në Spanjë, Europa po përballet gjithnjë e më shpesh me temperatura ekstreme, të cilat do të arrijnë rekorde në pesë vitet e ardhshme.

Ekspertët vlerësojnë se probabiliteti është 91% që temperatura mesatare globale të kalojë pragun 1.5 gradë Celsius për të paktën një vit deri në vitin 2030.

“Temperaturat globale pritet të vazhdojnë të jenë në nivele rekord ose pranë tyre gjatë pesë viteve të ardhshme. Ekziston një mundësi shumë e lartë që një nga këto vite të thyejë rekordin aktual të vitit 2024. Gjithashtu, ka 91% mundësi që temperatura globale të kalojë pragun 1.5 gradë Celsius për të paktën një vit”, tha shkëncëtarja e Klimës në Britani, Melissa Seabrook.

Raporti paralajmëron gjithashtu se temperaturat në Arktik do të rriten me ritme shumë më të shpejta sesa pjesa tjetër e planetit.

Shkrirja e akullnajave dhe reduktimi i akullit detar pritet të shtohet në zonat veriore.

Ekspertet paralajmërojnë se fenomeni El Nino, që pritet të forcohet gjatë këtij viti, mund të shtyjë temperaturat globale drejt rekordeve të reja.

“Deri në fund të këtij viti pritet të hyjmë në një fazë të re të fenomenit El Nino. Ky fenomen rrit temperaturat globale për shkak të ngrohjes së Oqeanit Paqësor”, shtoi shkencëtarja Seabrook.

Megjithatë, shkencëtarët sqarojnë se tejkalimi i përkohshëm i pragut 1.5 gradë Celsius nuk nënnkupton dështimin e Marrëveshjes së Parisit, pasi objektivi matet në bazë të mesatares afatgjatë prej 20 vitesh.

Por sipas tyre, çdo rritje e mëtejshme e temperaturës do të sjellë pasoja më të rënda për njerëzit dhe mjedisin.

“Dritarja për ta mbajtur ngrohjen globale në nivelin 1.5 gradë po mbyllet me shpejtësi. Çdo e dhjeta e një grade shtesë sjell ndikime më të rënda dhe më të rrezikshme”, përfundoi ajo.

Raporti parashikon gjithashtu reshje më intensive në Europën Veriore dhe thatësira më të forta në Amazonë.

El Nino globale Ngrohjes pasojat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.