TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Si i pastronin paratë grupi i strukturuar shqiptar në Itali

20:29 / May 26, 2022

Lirohet nga detyra kreu i Prefekturës së Kukësit, ja kush e zëvendëson

20:13 / May 26, 2022

Emërohet zv.ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë

20:06 / May 26, 2022

Aksident tragjik në Zvicër/ Humb jetën 33-vjeçari shqiptar

20:02 / May 26, 2022

Arrestohen 7 trafikantë shqiptarë në Itali/ Shpërndanin drogë në Parma

19:54 / May 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Pasojat nga pandemia/ Covid ka shkurtuar më shumë jetëgjatësinë në këto dy qytete të Shqipërisë

23:55 / May 3, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Covid-19 si kudo në Europë i ndikoi negativisht normat e jetëgjatësie, por në Shqipëri, virusi duket se ka dëmtuar më shumë jetëgjatësinë në personat që jetojnë në qendrën e vendit, zonë e cila është edhe me e zhvilluar ekonomikisht.

Të dhënat e detajuara të Eurostat tregojnë se, jetëgjatësia e popullsie në rajonin e qendrës së Shqipërisë (Tiranë-Elbasan) në vitin 2020 u ul me 2.8 vite në raport me vitin 2019.

Popullsia në këtë rajon të vendit tonë kishte jetëgjatësi 78.9 vite nga 81.6 që kishte në vitin 2019. Në të kundërt në qarqet e tjera rënia e jetëgjatësisë ishte më e butë në krahasim me qendrën e vendit.

Në jug të vendit jetëgjatësia ra 1.2 vite duke shkuar 76,2 vite më 2020 nga 77.4 në vitin 2019, ndërsa në rajonin e Veriut jetëgjatësia ra me 1.4 vite duke shkuar 77.3 vite nga 78.7 që ishte në vitin 2019.

Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT, një shqiptar në vitin 2020 jetoi mesatarisht 77.3 vite me një rënie nga viti 2018 me rreth 3,3 muaj si rrjedhojë e rritjes së vdekjeve në moshë të re nga pandemia e koronavirusit.

Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2020, jetëgjatësia u rrit me 42%.

Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë se përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33%.

Nga 54.4 vjeç më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite. Që nga ajo kohë treguesi i jetëgjatësisë në vendin tonë është rritur me ritme të ulëta. Në vitin e parë të tranzicionit jetëgjatësia në vend ishte 75.4 vite dhe në vitin 2020 llogaritet në 77.3 vite me një përmirësim me rritje rreth dy vite.

Në vitin 2020, jetëgjatësia e pritur në lindje në Shqipëri ishte 75,2 vjet për burrat dhe 79,6 vjet për gratë. Kjo do të thotë që gratë pritet të jetojnë afro 4 vjet më shumë se burrat.

Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit. Kjo vjen, veçanërisht, për shkak të ndryshimeve në sistemin ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur i cili ka dhënë efektin e tij në lindje, vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një ndikim në të ardhmen e popullsisë shqiptare.

Statistikat e popullsisë dhe ato mbi jetëgjatësinë janë shumë të rëndësishme për planifikime të tjera. Është me rëndësi të dimë se sa banorë jetojnë aktualisht në vend dhe sa do të ketë në të ardhmen, në mënyrë që të mund të merren vendime më të mira në lidhje me ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe rrugëve. Është gjithashtu e rëndësishme të dihet sa e moshuar është dhe do të jetë popullsia në vitet në vazhdim, në mënyrë që të planifikohen, për shembull pensionet apo kujdesi shëndetësor.

Shqiptarëve dhe maqedonasve iu shkurtua më shumë jeta në Europë nga pandemia e Covid-19

Jetëgjatësia e pritshme në lindje e shqiptarëve në vitin 2020 u shkurtua me 1.7 vite në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë.

Por, të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se pasojat e Covid-19 në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut kanë qenë më të rëndat. Në Maqedoninë e Veriut, jetëgjatësia u shkurtua me 2.2 vite, më shumë nga të gjithë shtetet e tjera të Europës. Shqipëria renditet e dyta, pas Maqedonisë së Veriut. Të dhënat për Kosovën mungojnë. Për të gjithë Europën, jetëgjatësia shënoi një rënie prej -0.9 vjet.

covid jetegjatesia pasojat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Si i pastronin paratë grupi i strukturuar shqiptar në Itali

20:29 / May 26, 2022

Emërohet zv.ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë

20:06 / May 26, 2022

Rezultati final për kreun e PD-së/ Sa vota morën Berisha dhe Elezi

19:17 / May 26, 2022

27 raste të reja sot me COVID, ja sa pacientë po marrin trajtim në spitale

19:00 / May 26, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Si i pastronin paratë grupi i strukturuar shqiptar në Itali

20:29 / May 26, 2022

Emërohet zv.ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë

20:06 / May 26, 2022

Rezultati final për kreun e PD-së/ Sa vota morën Berisha dhe Elezi

19:17 / May 26, 2022

Thirrja e Metës: Votoni nesër masivisht Shaip Kamberin, i vetmi zë i shqiptarëve në Parlamentin serb

18:41 / May 26, 2022
Te fundit

Si i pastronin paratë grupi i strukturuar shqiptar në Itali

20:29 / May 26, 2022

Lirohet nga detyra kreu i Prefekturës së Kukësit, ja kush e zëvendëson

20:13 / May 26, 2022

Emërohet zv.ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë

20:06 / May 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.