Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Pasojat politike të Rama-show në Washington

20:41 / February 19, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6 640 0 1771526779xfirmoset bordi paqes6 771
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Edi Rama arriti të kthehet në një lajm në samitin e Washingtonit, ku me prezencën e Trump, egos dhe dëshirës së pafund për sajdisje është një e e përpjetë e madhe.

Me fjalën e tij, ku sulmoi Jack Smith dhe foli për Hashim Thaçin, duke thënë fjalën “Turp për ata që e mbështesin Gjykatën Speciale”, që s’janë gjë tjetër veçse vendet e mëdha të BE, sipas të gjitha gjasave ka prekur një minë politike.

Një minë politike, e cila do të shpërthejë sipas të gjitha gjasave së afërmi, qoftë me një reagim, apo edhe me ndonjë veprim nga ato që kanë rrudhur buzët nga ky karshillëk politik.

Megjithatë, ka shumë gjasa që këtë kryeministri shqiptar ta ketë llogaritur, pasi gjasat e synimit të asaj që bëri nuk është thjeshte emotive, por me një logjikë të pastër politike.

E cila synon jo thjeshte një afrim më i rëndësishëm me kupolën e Shtëpisë së Bardhë, gjë që parë atë që ndodhi e ka arritur, por një aksion të ndërlidhur me këtë aleancë të re.

E cila e shikon Shqipërinë, edhe pse vend i vogël me një rol në Gaza, duke parë që është edhe me shumicë muslimane. Pjesëmarrja me trupat policore, por protagonizmi i Tony Blair e Jared Kushnjerin, nuk janë gjë tjetër veçse puzzle të një zinxhiri që përveçse politik, synohet të jetë investimesh. Qoftë n fushën e turizmit, pore dhe më tej, ku Shqipëria mund të kthehet edhe një hub logjistik i asaj që pritet të ndodhë në Lindjen e Mesme, ku miliardat që do të investohen janë të lidhur me miliarda të tjerë që kërkojnë konektivitet, shërbime dhe mbi të gjitha investime.

A do të ketë pasoja politike kjo që bëri Rama, në sallonet e Brukselit apo kancelaritë e mëdha europiane? Kjo duhet parë, e sipas të gjitha gjasave, kjo do të shikohet shumë shpejt se si do të lëvizin gjërat. Nga ana tjetër në politikën e brendshme, Samiti i Washingtonit është një ujë i ftohtë për kokën e dalldisur të opozitave, që ëndërronin se Edi Ramën do ta shkarkonte inati apo fytyra e rëndë e Susie Wills, shefes së kabinetit të Trump, për të cilën kanë 6 muaj që shkruajnë se e ka përzënë tre herë Edi Ramën me shkop nga samitet, kur kryeministri shqiptar ka dashur të takojë Donald Trumpin.

Ajo që ndodhi sot, e kthen situatën në real politikë për opozitën, në mënyrë që të diskutojnë me këmbë në tokë. Ose ta kritikojnë Ramën se ka injoruar apo i bën karshillëk BE-së, ose të mbajnë një qëndrim normal, e të kthehen në logjikën reale të gjërave. Sa për Latifin e Non Gratën, duket se janë të përfunduara tashmë.

pasojat politike Rama show Washington
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”/ Rama: Programi, jo për bizneset e mëdha. Task Force nga përfaqësuesit e qeverisë

15:33 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.