Kolinozi është ndër produktet, falë të cilit mund të bëjmë mrekulli në ambjentet përreth apo edhe në pastrimin e orendive shtëpiake. Pasta e dhëmbëve ka edhe shumë veti të tjera të dobishme.
Parandalon shfaqjen e akneve në fytyrë.
Përdorimi i pastës shoqëruar gjithashtu edhe me argjilë të bardhë krijon një maskë perfekte për të parandaluar shfaqjen e akneve dhe të njollave.
Ju vjen në ndihmë thonjve të zverdhur.
Nëse keni probleme me zverdhjen e thonjve, fare lehtë mund t’i kuroni ato me pastë dhëmbësh dhe verë të bardhë.
Fshin DVD-të dhe CD-të e gërvishtura
Për të hequr gërvishtjet e tyre, mund t’i fërkoni më një sfungjer të butë dhe pastë dhëmbësh. Në fund fshijini më leckë pambuku.
Eliminon ndryshkun e hekurit të rrobave.
Pasi përdoret disa herë, hekuri i rrobave krijon një shtresë ndryshku. Spërkateni pak ujë të nxehtë mbi të dhe më pas fërkojeni me pastë dhëmbësh.