TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

FOTO/ Sulmi në Kosovë, Noizy: Zot mos na sprovo, por duhet jemi gjithmonë të gatshëm

12:45 / September 25, 2023

VIDEO/ Macron la në pritje Atin e Shenjtë, Papa shpreh zhgënjimin

12:38 / September 25, 2023

Berisha ”harron” humbjen në Kukës: Sulmi në Kosovë një skenar i Rusisë, Rama i komanduar nga Serbia

12:29 / September 25, 2023

VIDEO/ Luana Vjollca e mbyll emisionin me nderime për Afrim Bunjakun: Respekte Policisë së Kosovës

12:26 / September 25, 2023

Homazhet për efektivin e vrarë, ministrat Balla dhe Hasani nisen drejt Prishtinës

12:16 / September 25, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Pastori Pano: Populisti Luca na kthen tek koha e etërve komunistë të cilët e degjeneruan fenë në çdo formë

18:37 / September 18, 20233 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca plotësoi sot të dhënat për censin, deklaroi me tone sarkazme se te pyetja për fetë ka shkruar shqiptar. Ai u bëri bëri thirrje të gjithëve, që te feja të shkruajmë shqiptarë, sepse sipas tij, ne jemi për kombin përpara e për atdheun, pastaj për fetë.

Për këtë deklaratë që shkakton debate, ka ardhur një reagim nga Pastori Akil Pano, i cili pretendon se kjo thirrje na kthen në të shkuarën komuniste. Akil Pano deklaron se feja e shqiptarit nuk është shqiptaria, pasi populli jonë është përbëhet nga Muslimanë, Katolikë, Orthodhoksë, Bektashinj, Ungjillorë/Protestantë.

”Populisti Luca na kthen pas tek koha e etërve komunistë të cilët e degjeneruan fenë në çdo formë. Lufta ndaj fesë nisi me përbaltjen e figurave të larta të klerit si bashkëpunëtorë me armikun”,-shkruan Pano.

Reagimi i plotë

Thirrja e Lucës, kthim në Komunizëm. Thirrja e Lucës që Shqiptarët të mos prononcohen për fenë por tek kategoria e përkatësisë fetare të deklarohen vetëm ‘Shqiptarë’ na kthen tek reminishencat e së shkuarës komuniste.

Populisti Luca na kthen pas tek koha e etërve komunistë të cilët e degjeneruan fenë në çdo formë. Lufta ndaj fesë nisi me përbaltjen e figurave të larta të klerit si bashkëpunëtorë me armikun. Ndërsa pjesa dërmuese e përfaqësuesve të klerit ishin kapacitete të larta intelektuale, regjimi komunist i lidhi me injorancën dhe prapambetjen. Përbaltja e figurave dhe personaliteteve fetare ishte vetëm fillimi i projektit komunist. Më pas ideologjia marksiste, çensura, burgimet, shkatërrimi i objekteve të kultit dhe ligji kushtetues për ndalimin kategorik të fesë në Shqipëri.

‘Mjeshtri i peshkut’ të bëjë kujdes kur prononcohet për fenë e Shqiptarëve dhe veçanërisht kur bën thirrje publike të këtij lloji, pasi zgjon tek shqiptarët kujtimin e dhimbjes, dhunës, burgosjes dhe martirizimit të njerëzve të fesë.

Feja e Shqiptarit nuk është shqiptaria o Luc. Pashko Vasa ose Vaso Pasha në poezinë e tij i bënte thirrje Shqiptarëve për bashkim, në një kohë dhe kontekst të caktuar për vendin që të gjithë e njohim. Thirrja e tij nuk ishte kërkesë për mosidentifikim të shqiptarëve në kuadrin fetar, por thirrje për bashkim kombëtar.

Sot shqiptarët janë Muslimanë, Katolikë, Orthodhoksë, Bektashinj, Ungjillorë/Protestantë (për këtë deklarove se ishe i paditur e për padijen nuk të bëj me faj). Janë këto pesë fe të cilat njihen zyrtarisht nga shteti shqiptar përmes marrëveshjeve të ratifikuara në Kuvendin e Shqipërisë, marrëveshje të cilat u japin këtyre komuniteteve besimi statusin e bashkësive fetare të njohura nga shteti si të tilla.

Ungjillorët/Protestantët janë themeluar si bashkësi fetare në Shqipëri në vitin 1892 nën siglën ‘Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë.’ Por dhe këtë ti nuk e di dhe s’të bëj me faj. Kjo është një çështje që duhet të shqetësojë më shumë Ungjillorët. Problemi në thirrjen tënde nuk është se ti s’di asgjë për Ungjillorët dhe kontributet e tyre në Shqipëri që lidhen me fenë, gjuhën shqipe, arsimin, etj. Problemi yt mjeshtër është thirrja që shqiptarët mos të deklarojnë identitetin e tyre fetar.

Kjo na kthen në të shkuarën tragjike kombëtare, komunizmin shqiptar. Modelin suigeneris që shoku Enver ngriti në shoqërinë shqiptare, pasi më parë likuidoi fenë dhe lirinë. Ndaj, miqësisht të lutem herën tjetër, pak më shumë kujdes, pak më shumë vëmendje dhe natyrisht më shumë informacion. Miqësisht, pastori!

akil pano
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Berisha ”harron” humbjen në Kukës: Sulmi në Kosovë një skenar i Rusisë, Rama i komanduar nga Serbia

12:29 / September 25, 2023

Afera për inceneratorin e Fierit, 10 vite burg për Lefter Kokën! 4 vite për Bllakon dhe 12 për Zoton

11:48 / September 25, 2023

Akuza e fortë nga Braçe: Vuçiç të dorëzojë terroristët, i ka strehuar në spitalin “Novi Pazar”

11:42 / September 25, 2023

Shi në mbarë vendin, nga nesër rikthehet vera

11:34 / September 25, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Berisha ”harron” humbjen në Kukës: Sulmi në Kosovë një skenar i Rusisë, Rama i komanduar nga Serbia

12:29 / September 25, 2023

Afera për inceneratorin e Fierit, 10 vite burg për Lefter Kokën! 4 vite për Bllakon dhe 12 për Zoton

11:48 / September 25, 2023

Akuza e fortë nga Braçe: Vuçiç të dorëzojë terroristët, i ka strehuar në spitalin “Novi Pazar”

11:42 / September 25, 2023

PS mund Berishën në Kukës, Halilaj: Fitorja me këtë diferencë tregon që qytetarët duan njerëzit e punës

11:21 / September 25, 2023
Raporto Tani
Te fundit

FOTO/ Sulmi në Kosovë, Noizy: Zot mos na sprovo, por duhet jemi gjithmonë të gatshëm

12:45 / September 25, 2023

VIDEO/ Macron la në pritje Atin e Shenjtë, Papa shpreh zhgënjimin

12:38 / September 25, 2023

Berisha ”harron” humbjen në Kukës: Sulmi në Kosovë një skenar i Rusisë, Rama i komanduar nga Serbia

12:29 / September 25, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.