Një pastor i cili fajësoi seksin paramartesor për COVID-19 ka vdekur nga virusi. Irvin Baxter, 75- vjeç, u shtrua në spital javën e kaluar dhe vdiq këto ditë.
Baxter, i tha televangjelistit Jim Bakker në mars se 15 milionë njerëz të pamartuar që jetojnë së bashku ‘nuk mund të injorojnë thjesht mënyrën e tyre të jetesës mëkatare’.
Ai gjithashtu vuri në dukje se ‘5% e nuseve të reja në Amerikë tani janë të virgjëra’ dhe tha ‘Zoti mund ta përdorë këtë [koronavirusin] si një thirrje zgjimi “. Nuk dihet se si ai e mori virusin.