Është ekstraduar të martën nga Greqia në Holandë, 52-vjeçari nga Saranda Thanas Bako, ndërsa më 11 gusht do të dalë para Gjykatës së Roterdamit. Bako u arrestua në 31 maj pas një operacioni të policisë greke dhe Europol në lagjen “Glifadha” të Athinës.
Ndaj Bakos ishte lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet holandeze për pastrim të parave të ardhur nga trafiku i drogës.
“Një pastrues i njohur parash, që pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë, është arrestuar më 31 maj në Athinë në Greqi” citoi atëherë deklarata e para disa orëve e Europol. Ndërkohë pas ekstradimit të tij, mediat holandeze shkruajnë: “Ai doli në skenë nga Taskforce Underground Banking (TF-UB) në vitin 2022, pasi një hetim tregoi se organizata e tij kriminale kishte lëvizur rreth 500,000,000 euro.
Korrierët e parave mblidhnin shuma të mëdha parash (të ashtuquajturat ‘zgjedhje’), i numëronin paratë dhe i dorëzonin diku tjetër (të ashtuquajturat ‘shkelma’). Kjo ndodhi në vende publike në Holandë.
