Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pasuria e Alda Klosit/ Si hyri në administratë me një apartament dhe doli me disa të tillë pas 6 vitesh

16:23 / January 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 9ee1f5949f07bb82d92c28a7fca5567a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhen deklaratat e pasurisë së Alda Klosit që nga dita ku ajo është emëruar në administratën e lartë shtetërore në 2016, si drejtore në ministrinë e Financave.

Atë vit zonja Klosi kishte një pasuri modeste, bashkëpronare me të shoqin Altin Klosi në një apartament prej 47m2 katrorë në Tiranë, me vlerë 2,5 milion lekë, një automjet Toyota Yaris i vlerësuar 180 mijë leke dhe disa llogari bankare me vlera të ulëta ose të papërfillshme, prej 7 eurosh apo 3,8 dollarësh.

Bashkëshorti kishte dhe një truall prej 1000 m2 katrore në periferi të Tiranës me vlerë 9 milion lekë, ku përfshihet dhe një ndërtim prej rreth 90 m2.

Një vit më pas Alda dhe Altin Klosi blenë një apartament në Tiranë prej 72 metrash katrorë me vlerë rreth 32 mijë euro, financuar pjesërisht nga një kredi prej 2 milion lekësh, 950 mjië lekë të tjera I kanë marrë borxh dhe nga një garanci financiare të një prone me qira.

Në vitet e tjera pasuria e Alda Klosit nuk ka pësuar ndryshime të mëdha. Por në 2021 Alda Klosi tashmë e divorcuar papritur bëhet e pronare e dy apartamenteve banimi në Lezhe, me vlerë gati 8 milion lekë që të dy.
Po në këtë vit Alda Klosi shlyen kredinë e marrë në 2017 për blerjen e apartamentit në Tiranë, dhe bëhet pronare me te drejta të plota.

Kurse ne vitin e fundit 2022 Alda Klosi deklaron se ka përfituar tre pasuri si trashëgimi ligjore nga familja. Por teksa ka deklaruar pronat e marra nga trashëgimia, ajo nuk ka bërë asnjë deklaratë për të paktën 120 mijë eurot e vjedhura në shtëpi.

Megjithëse thotë se shuma e vjedhur është për kurimin e xhaxhait, ajo kishte si detyrim ligjor ta raportonte si gjendje cash në shtëpi.

ministrinë e Financave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK kontrolle në Bashkinë e Tiranës, BKH sekuestron dokumente

16:01 / July 28, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026

19 biznese firmosin marrëveshjen për “Paqen Fiskale”, Tatimet: Tregtia kryeson aplikimet

15:45 / July 28, 2026

Avokatët e Erion Veliajt 5 orë në burgun e Durrësit, përgatitet padia në Strasburg: Po përgatitet dosja, vendimin për Ols Dadon do ta apelojmë

14:46 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.