Kjo foto është argumenti më i fortë rreth pasurisë së shqiptarëve para viteve 1990. Ajo fakton se në veri të vendit njerëzit përballeshin me probleme të shumta financiare. Varfëria sundonte kudo.
Mësohet se fotoja është realizuar në një familje arsimtarësh në trevën e Matit. Televizori asokohe sigurohej vetëm me autorizimin e autoriteteve lokale, kryesisht për ato persona që kishin biografi të mirë.
Lejohej vetëm një lopë ndërkohë që të imtat ishin tufëzuar, grumbulluar në ish kooperativat bujqësore. Nuk bëhej fjalë për rafte apo orendi, ndërkohë që mungonin veshjet si në vendet e tjera. /tirananews.al/